Kurani (Quran in Albanian)
source

Kurani (Quran in Albanian)

Price
Free
Category
Books Education
Last update
Aug 13, 2021
Publisher
Tatsiana Shukalovich Contact publisher
View in store
Loading...

Ratings & Reviews performance

Ratings & Reviews performance provides an overview of what users think of your app. Here are the key metrics to help you identify how your app is rated by users and how successful is your review management strategy.

Loading...

Description

3844 chars

Kurani (shqiptar) Kurani ose kur'an-i (arabisht: القرآن al-Qur'ān, "lexim, recitim") është shkrimi i shenjtë i fesë islame, i sili siç besojnë myslimanët, përmban fjalë për fjalë zbulesën e Zotit (arabisht: Allahut) ndaj profetit islamik Muhamed nëpërmjet engjëllit Gabriel. Karakteri thelbësor Kurani shoqërohet në arabisht nga mbiemri karim (fisnik, i nderuar, me dinjitet). Ai paraqet për besimtarët myslimanë fjalën e zotit në gjuhën arabe, së cilës i duhet bindur. Çështja nëse kurani është i pakrijuar apo i krijuar, (arabisht: خلق القرآن chalq al-koran, krijimi i kuranit), ka shkaktuar në teologjinë islamike vazhdimisht diskutime të ashpra. Kurani përbëhet nga 114 sure të emërtuara, nga të cilat 113 fillojnë me basmala-në (arabisht: بسم الله الرحمن الرحيم bi-smi llāhi r-rahmâni r-rahīm, në emër të allahut, të të mëshirëshmit, të përdëllyesit). Kjo shprehje përsëritet një herë në suren 27 vargu 30, duke u përdorur kështu gjithësej 114 herë. Kurani është hartuar gjatë një periudhe prej pak më tepër se dy dekadash. Sipas vendit të bërjes së zbulesës, bëhet dallim ndërmjet sureve mekkanase dhe medinase. Suret përbëhen nga një numër i ndryshëm vargjesh (arabisht: aya (shumës: āyāt), ku ato, me përjashtim të së parës, janë pothuajse krejtësisht të radhitura sipas gjatësisë, duke u shkurtuar drejt fundit. Gjithësej kurani përbëhet nga 6236 vargje. Kurani është burimi kryesor i ligjit islamik, të sharias. Burimi i dytë për sharian është ndër të tjera sunna e profetit Muhamed. Termi arab qur'ān (një lloj emri i rrjedhur nga folja قرأ, qara'a = reciton, lexon) ka më shumë mundësi të jetë një huazim nga sirishtja, ku fjala qeryânâ përdoret me kuptimin „lexim“ („leximi i perikopës“). Zbulesa Sipas besimit islamik, kurani është një kopje e „librit të librave“ që ndodhet tek zoti (allahu) (umm al-kitab, shih suret 3:7; 43:4) dhe që iu shkrua profetit Muhamed prej zotit në zemrën e tij gjatë „natës së caktimit“ lailat ul-qadr (sure 97) në vitin 610 pas Kr. Më pas kurani iu vendos (ose zbulua) atij në gjuhë prej kryengjëllit Gabriel. Sipas tregimit të kushëririt të Muhamedit Ibn Abbas-it dhe nxënësit të tij Muxhahid ibn Xhabr-it, zbulesa e parë u bë në shpellën e malit Hira. Janë pesë vargjet e parë të sures 96, e cila fillon me fjalët: اقرأ باسم ربّك الّذي خلق = iqra' bi-smi rabbika 'llaḏī ḫalaq fol në emër të zotit tënd, që ka krijuar! Në përgjithësi mendohet se Muhamedi nuk dinte as të shkruante, as të lexonte, prandaj besimtarët myslimanë besojnë se kryengjëlli Gabriel i dha atij urdhërin të recitonte ose të thonte atë që i ishte shkruar më parë në zemër. Nga kjo e ka marrë emrin edhe kurani: lexim, recitim. Sipas traditës islamike të literaturës së sira-s dhe të ekzegjezës së kuranit, tefsir-it, pas zbulesës së parë, Muhamedi doli nga shpella dhe kryengjëlli Gabriel i doli atij përpara në të gjitha drejtimet. Nga kjo ngjarje dritësimi Muhamedi thuhet se u trondit shumë, saqë u kthye duke u dridhur tek gruaja a tij Hadixha në shtëpi, e cila e mbështolli atë me një mbulesë, kështu u zbulua edhe surja 74: Ti që je mbuluar (me rrobë), ngrehu dhe paralajmëro (njerëzit për ndëshkimin e zotit)! Dhe lëvdo zotin tënd … Sipas traditës, thuhet se Ali ibn Abi Talib-i ka qenë dëshmitar i zbulesës së parë. Gjatë 22 viteve që pasuan iu zbulua Muhamedit i gjithë kurani, ku shumë vargje u referohen ngjarjeve aktuale të kohës. Vargje të tjera rëfejnë mbi profetët (Adam, Abraham, Noah, Jozef, Moze, Isa ibn Maryam (Jezu Krishti) dhe të tjerë) kurse të tjera përmbajnë rregulla dhe parime të përgjithshme besimi duke iu drejtuar të gjithë njerëzve, edhe jobesimtarëve dhe ndjekësve të feve të tjera. Prejardhja hyjnore e kuranit duket për besimtarët myslimanë ndër të tjera në gjuhën e tij të paimitueshme, gjë që është edhe arsyeja pse në arabishte bëhet dallim ndërmjet lirikës, prozës dhe kuranit.

Screenshots

https://is5-ssl.mzstatic.com/image/thumb/Purple1/v4/8d/55/8b/8d558b91-7909-ce54-a21d-5446dae64432/pr_source.png/1242x2208bb.pnghttps://is1-ssl.mzstatic.com/image/thumb/Purple1/v4/49/f5/b5/49f5b5a8-fa1c-8b33-bb07-88fe6cfd8e7d/pr_source.png/1242x2208bb.pnghttps://is3-ssl.mzstatic.com/image/thumb/Purple7/v4/53/8c/7a/538c7a45-bba6-c3ca-df34-82243617af19/pr_source.png/1242x2208bb.pnghttps://is5-ssl.mzstatic.com/image/thumb/Purple5/v4/6d/39/41/6d39413d-a32b-26f0-2efc-e28a68d22f25/pr_source.png/1242x2208bb.pnghttps://is4-ssl.mzstatic.com/image/thumb/Purple7/v4/2f/4e/d0/2f4ed05d-039c-5fee-3330-1c67bdff7859/pr_source.png/1242x2208bb.png
Loading...
Loading...

Find growth insights on our blog

React to user feedback and market trends faster