Ratings & Reviews performance provides an overview of what users think of your app. Here are the key metrics to help you identify how your app is rated by users and how successful is your review management strategy.
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri. E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.“Gazeta Shqiptare” shpërndahet në gjithë territorin kombëtar. Që nga viti 1993 dhe deri më sot, “Gazeta Shqiptare” është rritur nga dita në ditë, me kontributin e shumë gazetarëve, që e kthyen GSH në një shkollë të madhe, por edhe në një gazetë të lajmit të ndershëm. Në vitin 1993, Gazeta Shqiptare, rifilloi botimin e saj nga kompania “Edisud s.p.a”. Në vitin 2011, ajo u bë pjesë e “Focus Press” dhe “Focus Group”. Në fillimet e veta doli vetëm me tetë faqe, katër në shqip e katër në italisht, ku dy faqet kryesore ishin në gjuhën shqipe. Fillimisht, Gazeta Shqiptare shtypej në Bari dhe vinte në Shqipëri, ku mandej shpërndahej me vështirësitë e para në të gjithë vendin. Aktualisht, Gazeta Shqiptare, shtypet me ngjyra në Shqipëri, dhe është një e përditshme e pavarur me 24 dhe 28 faqe. Aktualisht, në “Gazetën Shqiptare” punojnë 45 vetë, gazetarë në Tiranë e rrethe si dhe personel ndihmës. Rreth 70 përqind e stafit aktual që punojnë në “Gazetën Shqiptare”, kanë përfunduar degën e Gazetarisë, në universitete brenda dhe jashtë vendit. Rreth 20 përqind e stafit, janë të kualifikuar me mastera pasuniversitarë ndërkohë që 80 përqind e tyre, flasin një ose më shumë gjuhë të huaj. Sot në treg, Gazeta Shqiptare, është një konkurrente e fortë, jo vetëm sa i përket lajmit dhe informacionit, por edhe çmimit të saj, 50 lekë, përkundër gazetave të tjera që shiten vetëm me 20-30 lekë.