Ratings & Reviews performance provides an overview of what users think of your app. Here are the key metrics to help you identify how your app is rated by users and how successful is your review management strategy.
Autoshkolla ju mundëson që përmes testeve, pyetjve, literaturës dhe kuizeve të ndryshme të përgatiteni për pjesën teorike për marrjen e patentë shoferit. Testet: Përmes testeve me pyetje të ndryshme do të keni shumë të lehtë përgatitjen e Testit Final. Pyetjet: Mangësitë që mund t'i keni në ndonjërën nga kategoritë e pyetjeve mund t'i përmirësoni këtu, ku pyetjet janë të ndara në kategori si: - Situatat në trafik, - Shenjat e trafikut, - Semaforët, - Personi i autorizuar, - Shenjat (shënimet) rrugore, - Rregullat e trafikut dhe sigurisë, - Kryqëzimet dhe - Faktorët që ndikojnë në ngasje, - Eko-ngasja. Literatura: Mësoni komplet literaturën e nevojshme e cila ju duhet për të arritur rezultate maksimale, ku janë të përfshira: - Nocionet, - Shenjat e trafikut (Sinjalizimi vertikal dhe Sinjalizimi horizontal), - Shenjat e personave të autorizuar, - Rregullat e trafikut rrugor, - Ilustrimet dhe - Shenjat e tabelës së instrumenteve. Kuizet: Luaj & Mëso është veçori unike e Autoshkolla e përbërë prej pyetjeve të ndryshme nga testet, e cila ju mundëson t'i përvetësoni njohuritë për rregullat e përgjithshme të trafikut rrugor.